Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se mosbindja civile do të vazhdojë me kohë të plotë.
“Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Berisha u ndal edhe te vizita e fundit e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë, duke theksuar se Shqipëria do të ketë gjithmonë marrëdhënie të mira me Turqinë, por jo me autokracitë.
“Sigurisht nuk më vjen mirë absolutisht që Turqia të kontribuojë në forcimin e një ushtrie, e vetmja në rajon që përbën rrezik për paqen dhe stabilitetin. Dhe në vend që të shpallet një embargo ndaj një vendi që nuk respekton embargon ndaj Rusisë, deklarohet se do investohet dhe do ketë shitje armësh, etj, etj”, tha kreu i PD.
Berisha, denoncoi buxhetin 2025 si buxhetin e vjedhjeve më të mëdha ndaj qytetarëve./vizionplus.tv






