Berisha pranon strehim e protestuesve në seli: Do të mbrohen nga PD-ja!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka organizuar një skenar për të nxitur sulmet ndaj selive të partive politike.
Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se policia ndërhyri në territorin e PD-së dhe përdori gaz lotsjellës.
Ai gjithashtu pranoi se brendsa selisë u strehuan disa nga protestuesit.
“Çdo i mitur që sulmohet është i mirëpritur dhe do të mbrohet nga PD-ja. Mbrojtja e të miturit është detyrë themelore e çdo të rrituri. Unë i përgëzoj demokratët që i kanë marrë në mbrojtje, sepse ky është një narkoshtet”, tha Berisha.
Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka futur brenda selisë së PD-së tre inspektorate, banditë të pajisur me hunj e mjete të tjera.
“Ai përhap nëpërmjet rrjetit të tij në protestë, përhap lajmin që Kryeministrinë nuk e marrim dot, ndaj duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha. Ai prandaj mori dhe futi brenda partisë së tij tre inspektorate, banditë të pajisur me hunj e mjete të tjera. Skenari i dështoi, sepse iniciatorët, ose puthadorët e Ramës nuk i ndoqi njeri. Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit. Natyrisht që nuk kishin motiv të vinin. Tani që i dështoi projekti, u përpoqën që selia e PD-së të sulmohej nga ora 8:30-9:30. Njerëzit e vërtetë në protestë nuk mund të manipuloheshin. Jagon e Edi Ramës e braktisën masivisht. Kësaj here kur dështuan, ora erdhi dhe kur panë që skenari nuk po realizohej, policia në mënyrën më hakmarrëse dhunon territorin e Partisë Demokratike, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm që hedhin sasi të mëdha bombolash gazi, pa pasur motiv, vetëm reprezaljet e PD-së për dështimin e skenarit të tyre. I kanë helmuar njerëzit dhe ju e patë vetë. Nuk ka pasur asnjë tentativë nga asnjë protestues që të kryejë dëmin më të vogël ndaj kësaj partie. Paralajmëroj Edi Ramën se do të mbahen personalisht përgjegjës si manipulator të shpifur që bëjnë gjithçka brenda protestës kundër protestës. Demokratët janë në mosbindje civile më shumë se kurrë. Dhe jo vetëm në Tiranë”, u shpreh Berisha.
/vizionplus.tv



