Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar policinë se ka fshehur ngjarjen e një aksidenti në Fier ku një grua ka humbur jetën.

 

Në një postim në “Facebook”, Berisha përmes denoncimit të një qytetari dixhital, shkruan se një efektiv police ka shtypur me makinë një qytetare por policia, sipas tij, ka raportuar se gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

 

“Narkopolici i dehur shtyp per vdekje qytetaren, njoftimi jepet se “eshte jashte rreziku per jeten”. Lexoni denoncim e qytetarit dixhital! Sb Doktor pershendetje! Para tre ditesh nje polic perplasi nje zonje ne nje fshat te Fierit, duke e lene te vdekur ne vend. Zonja quhet Sadete Bregaj, 49 vjec. Ndersa te afermit e therristin Miftime, por di qe ne gjendjen civile njihet me emrin e pare.Polici ne ata moment ka qene nen efektin e alkoolit dhe ka tentuar te largohet menjehere nga vendngjarja, madje nuk ka njoftuar as ambulancen, duke e lene zonjen te dergjej. Ne media lajmi eshte perhapur se” Nje zonje eshte perplasur nga makina por fatmiresisht ndodhet jashte rrezikut per jeten”, do doja te kishte nje hetim mbi kete ngjarje. Faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *