Sali Berisha dhe Pjerin Ndreu janë përfshirë ditët e fundit në një debat të ashpër me njeri-tjetrin ku nuk kanë munguar akuzat dhe ofendimet në distancë në rrjetet sociale.

Këtë të mërkurë ishte ish kryeministri I cili fillimisht duke postuar ato që ai I konsideron mesazhe nga “qytetari dixhital” akuzoi deputetin socialist se ka përfituar shumë marramendëse dhe prona nëpërmjet vëllait të tij Paulin Ndreu nga Ndokajt dhe Avdylajt. Ai madje con më tej akuzat duke thene se nëpërmjet drejtorit të portit të Shengjinit, Ermal Paci të gjithë palet e mësiperme kanë bërë trafik droge.

Berisha thotë se e gjithë Lezha këta personazhe I njeh mirë ashtu sikurse edhe përfshirjen e tyre ne afëra korruptive në zgjedhje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *