E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Berisha për efektivin e vrarë në Lezhë: E them me bindje të plotë se vrasësi është…

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e efektivit të policisë Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, gjatë një operacioni për kontroll të kultivimit të drogës.

 

Teksa iu shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve, Berisha shkruan se Hoxhën e vranë “narkobandat e narkoqeverisë”.

 

“Nderim per oficerin e policise Sajmir Hoxha. Ai ra ne krye te detyres! E vrane narokobandat e narkoqeverise! Miq, sot ra ne krye te detyres ne moshen 44-vjeçare oficeri i policise se komisaritatit te Lezhes Saimir Hoxha. Sajmiri u vra nga narkobandat e narko qeverise. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per vepren, sakrificen e tij sublime ne permbushje te detyres dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes te Sajmirit, miqve dhe te afremve te tij. Miq, Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale. Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzes.  Ndaj dhe them me bindje te plote se vrasesi ne prapavije i Sajmirit dhe shume te tjereve eshte vet narkoshteti.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë