Subscribe

Kreu i Këshillit Kombëtar demokrat, Edi Paloka ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Shqipëri pak ditë më parë.

Ai tha në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj se vizita e Blinken është paguar nga Alex Soros dhe shtoi gjithashtu se edhe shpallja e Berishës non-grata është paguar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ju do protestoni ditën e nesërme kundër Edi Ramës, i cili është konsideruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, vetëm pak ditë më parë, si një udhëheqës i shquar dhe një kryeministër shumë i mirë.

Paloka: Unë e kam shprehur jo vetëm atë ditë, por edhe para se ai ta bënte këtë deklaratë se cila është arsyeja që po vinte ky zotëria në Shqipëri. Sigurisht çdo vizitë e një Sekretari Amerikan të Shtetit për shqiptarët është e rëndësishme, por kur vjen vetëm me një qëllim, i paguar nga Alex Soros për të bërë ato deklarata që ju përmendët.  Për çfarë më duhet mua ky sekretar?

Borakaj: Ku e mbështesni deklaratën që është paguar nga Alex Soros?

Paloka: Ai vetëm raportet e Departamentit të vet të Shtetit po të lexonte për këtë qeveri nuk mund ta bënte atë deklaratë. Sepse raportet e Dempartamentit e kanë renditur qeverinë e Ramës ndër qeveritë më të korruptuara të Europës.

Borakaj: Po ai erdhi si Sekretari Amerikan i Shtetit në Shqiëpri.

Paloka: Pikërisht pra. Raportet janë të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë qeveri dhe e cilësojnë si më e korruptuara.

Çështja McGonigal është trajtuar nga drejtësia amerikane. U dënua ai sepse  është i korruptuar nga Rama dhe kjo loja që Neza e paska korruptuar pa dijeninë e Ramës dhe nuk di gjë Rama. Gjithmonë hanë kumbulla, dardha, rrushin e ha vetëm Rama dhe kjo historia me Nezën që ky e ka bërë, por Rama nuk di gjë, nuk e ha kush. Dhe sa më tepër Sekretari i Shtetit. Si mund të vijë një sekretar shteti dhe për qeverinë që Departamenti i Shtetit e ka quajtur më të korruptuarën në Europë, e të thotë që kryeministri i kësaj qeverisë më të korruptuar në Europë është udhëheqës i shkëlqyer. Pse mund ta bëj këtë përveçse për faktin që Alex Sorosi ishte tre ditë më parë këtu. Ka kaluar ajo koha kur ne shqiptarët e shihnim me adhurim Amerikën, ishim idealistë, nuk e dinim atëherë si funksiononte. Sot e dimë si funksionojnë  gjërat. Është paguar për t’u bërë non grata Sali Berisha. Pse? Po vërtetohet çdo ditë dhe një nga provat është ajo që  e tha Basha para ca kohësh dhe që ka kaluar në media pa u ndjerë. Ne e dinim, sepse na e tha dhe ne para ca kohësh,  por publikisht e tha tani që u arrestua Berisha. Tha: E kisha lajmëruar Berishën, sepse mua më thanë se nëse Berisha nuk del nga politika do të ketë pasoja për të dhe për fëmijet e tij.

Borakaj: Pse duhet të dilte Berisha nga politika? Basha si ju tha ju?

Paloka: Kjo pra është arsyeja. Se berisha duhet të dilte nga politika dhe ky nuk pranoi?

Borakaj: Po pse pra?

Paloka: Kjo pastaj duhet të shohësh interesat e atyre, unë e kam thënë.

Borakaj: Po ju e pyetët Bashën atëhere pse duhet të dilte Berisha nga politika?

Paloka: Unë e kam thënë atëhere dhe në vazhdimësi. I vetmi që është i interesuar të dalë Berisha nga politika është Rama. Ata që janë paguar nga Rama dhe kanë interes të mbajnë Ramën kryeminstër për interesat e tyre, ata kanë paguar dhe kanë influencuar në DASH që të shpallet non grata Berisha. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *