Subscribe

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar grupin e caktuar nga Ministria e Jashtme per te negociuar marreveshjen per detin me Greqinë. Sipas Berishës, pjese e këtij ekipi është caktuar edhe një spiun.

 

“Dua ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në grup negocimi të një ish-spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Meçollari, diçka e kësaj natyre, siç ka të drejtë çdo shtetas kur akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofale.”

 

Ish-kryeministri Berisha i ka bere thirrje kreut te shtetit te mos japë autorizimin per plotfuqinë per ketë grup negociatoresh.

 

“Uroj që Presidenti, i cili ka të gjitha kompetencat kushtetuese, pasi për fatin e mirë të shqiptarëve, në këtë rast presidenti i Republikës  i ka të detajuara çështjet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. I ka përcaktuar Gjykata të gjithë kompetencë e Presidentit të Republikës pikërisht në çështje të kësaj natyre. Ndaj dhe unë kam besim që nuk do mund të vendosin agjentët, spiunët për fatin e territoreve shqiptare por do vendosë drejtësia, e drejta e detit. Ne kemi qenë dhe mbetemi të variantit se kjo zgjidhet vetëm në  arbitrazh ndërkombëtar ose gjykatën e Hagës.”

 

Por ndryshe nga sa deklaroi ish-kryeministri Berisha, ministria e mbrojtjes sqaroi se Artur Mecollari i është drejtuar per kete çështje gjykatës dhe e ka fituar gjyqin, ai është i pajisur me certifikatën me te larte te sigurisë nga NATO, si dhe ka shërbyer nje vit ne Afganistan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *