Subscribe

Partia Demokratike ka nisur një seri takimesh me komunitetin e biznesit,me qëllim evidentimin e problematikave dhe hartimin e paketës fiskale për programin qeverisës.

 

Takimi i parë ishte me biznesin e vogël, i cili denoncoi kostot e fiskalizimit, informalitetin, apo nismën e qeverisë për rishikimin e tatimit për profesionet e lira.

 

Për ish-deputetin Florion Mima, qeveria ka një plan djallëzorë me sistemin e taksave.

 

“Ata kërkojnë nga ju që ta raportoni për çdo çumçakiz që shisni, nëpërmjet faturës, por a mund të më thoni ju për çfarë vlejnë milion të dhëna në zyrën e tatimeve. A i sheh kush këto të dhëna? Tani i thotë biznesit se do të shohim tatimet, nëse kjo do të ndodhë do të jetë një dramë në teorinë e fiskalitetit. Pasi është një mënyrë djallëzore që e nis me profesionet e lira dhe e vijon me të gjithë biznesin e vogël të vetëpunësuar.” – u shpreh Mima.

 

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal te kostot e larta që po prodhon qeveria dhe rasti më konkrete është cmimi lartë i naftës që paguajne qytetarët.

 

 “Sot ne paguajmë çmimin e naftës në raport me të ardhur si asnjë vend tjetër i botës. Njësoj si zvicerianët, ndërkohë që prodhojmë 1 mln tonë naftë në vit. A meritojmë në këto çmime? Sazani digjet, por një njëri në këtë vend lëviz me avion privat, që kushton mijëra euro, ndërsa për shuarjen e zjarrit nuk bëhet asgjë. E dini pse ndodh kjo? Sepse ju heshtni. Ndaj ju ftoj bashkarisht të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi.”

 

Duke denoncuar faktin se të gjitha pushtetet tashmë i ka një parti politike, Berisha apeloi për protesta.

 

Në takimin me sipërmarrësit e vegjël, Berisha u kërkoi biznese që të evidentojnë çdo problematikë dhe se paketën fiskale qeverisëse sipas tij do të hartojnë vetë ata.

 

“Do të përfillim çdo sugjerim tuajin. Ju do ta bëni paketën fiskale.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *