Sali Berisha ishte i praishëm këtë të hënë në një takim të organizuar nga sindikata e fermerëve në Lushnje.

 

Në fjalën e tij, lideri historik i të djathtës akuzoi qeverinë se po i çon fermerët drejt falimentimit.

 

“Ky sektor është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Qëndrimi ndaj këtij sektori sot i një qeverie të papërgjegjshme, minimumi, është shkatërrimi i këtij sektori. Nëse e dëgjoni atë njeri, që unë i them Kreu i Meduzës, ai fjalën fermer ju garantoj se nuk do e gjeni në gojën e tij, edhe pse flet gjithë ditën. Për të fermeri dhe ferma, bujqësia nuk ekziston dhe mbi këtë bazë ai shpall të gjitha qëndrimet që po çojnë në shkatërrimin e këtij sektori…E vërteta është se ky sektor asnjëherë nuk ka marrë atë që meritonte, atë mbështetje që meritonte nga qeveria. Unë ju deklaroj këtu, se në vitet 2005-2013, të paktë janë ata që e dinë se ne shumicën dërrmuese i kemi bërë në fshat. Ne kemi investuar në fshat shumë më tepër se në të gjitha autostradat, rrugat e tunelet të marra bashkë. Ne si qeveri kishim plan që në çdo fshat të ofronim ato kushte që i ofronim për lagjet e qyteteve tona. Ky është një kusht themelor, pa të cilin fshati e ka të vështirë të ardhmen dhe zhvillimin. Gjithashtu vendosëm sistemin e granteve për prodhimet bujqësore. Sidoqoftë ato ishin të pamjaftueshme. Vendosëm 6 për qind TVSH për rikthim, por ajo skemë nuk funksionoi.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *