Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkure një bisedë me gratë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se është e rëndësishme që të zhvillohen sa më shumë takime me qytetarët.
“Këshilla ime është takime dhe vëtëm takimë, çfarë tregojnë, cila është gjendja te qytetarët, është një optimizëm shumë i madh, është një optimizëm që nuk mbahet mend kur ka ekzistuar. Në takimet tuaja unë konstatoj një klimë jashtëzakonisht miqësore, me një fjalë qytetarët mezi presin fjalën tonë, vlerësimin tonë, ky është realiteti. Strukturat e Partisë Demokratike të tëra duhet të jenë në funksion tuaj, në shërbim tuaj”, tha Berisha.
Berisha nuk i ka kursyer kritikat as ndaj Partisë Socialiste dhe fushatës së zhvilluar deri më tani. Sipas tij Edi Rama, kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problematikat me të cilat përballen.
“Ne kemi program serioz, shikoni çfarë ndodh në anën tjetër, ai fillimisht del para shqiparëve sikur del nga marsi, sikur nuk dinë se ku është, nuk flet as për 12 vitet as për 4 vitet që vinë, paraqet një narrativë që kërkon të ngjasojë me një big brother të pjesshëm duke presupezuar se njerëzit nuk kanë asnjë hall. Nuk ekzistojnë në një farë mënyrë, me banalitetin e tij ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet e tyre, pastaj kthehet dhe kopjon programin. Një ditë tha do vendos pensionin 200 euro, dhe kur unë e ftova të mblidhemi në parlament ta votojmë ai e spostoi”, tha Berisha.
Berisha nënvizoi gjithashtu se të gjitha strukturat e PD do të jenë të jenë në funksion të qytetarëve për tu sqaruar programin e opozitës./vizionplus.tv





