Subscribe

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha iu ka bërë thirrje nga Shkodra të gjithë qytetarëve që të mos hedhin asnjë votë nën logon e partisë të cilën ai vetë themeloi. Sipas tij, çdo voto për Partinë Demokratike ëshët votë për Edi Ramën, duke përsëritur qëndrimin e tij nga drejtuesve të kësaj force politike që i konsideron pengje të kryeministrit.

 

“Partia Demokratike është e sigurt se do të dalë fitimtare. I garantoj shqiptarët për vendosmërinë tonë për t’i rikthyer shqiptarëve demokracinë.  Binomi Basha Alibasha përbën shëmtirën më të madhe të historisë politike të Shqipërisë, pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën. Ata s’kanë merituar asnjë besim pasi në radhë të parë shkelmojnë veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë lloj vlere”, tha Berisha.

 

Këto deklarata Berisha i bëri në ceremoninë përkujtimore të 32-vjetorit të Masakrës së 2 prillit. Ai shtoi se të vrarët e kësaj masakre po nderohen nën monizëm të plotë ndaj ftoi qytetarët të mbështesin kandidatët e tij për të ndryshuar këtë realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *