E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha: Meta po mbron Kushtetutën, Dvorani mafioz e skllav i Ramës

Berisha doli para mediave pas takimit në Presidencë me Metën, një takim ku sipas ish liderit të PD, u bë për të diskutuar situatën e rëndë që ka kapluar vendin.

Ish Presidenti dhe Kryeministri I vendit tha se Presidenti Meta po e mbron vendin nga kapja që po tenton ti bëjë mafia dhe narkoshteti I drejtuar nga Rama.
Berisha akuzoi Ramën se po kap sistemin e drejtësisë nëpërmjet njerezve që ka vendosur në organet e reja.

Këtu, Berisha e kishte fjalën edhe për KLP-në por edhe për Këshillin e Emerimeve në Drejtësi, duke deklaruar se me kapjen e këtyre dy institucioneve, reforma në drejtësi është e falimentuar.

Ai e akuzoi drejtuesin e KED, Ardian Dvoranin si militant të Partisë Socialiste dhe skllav të Ramës.

Reklamë

Emerimet në Kushtetuesë, tha Berisha, janë skenar i Ramës për të kapur gjykatën Kushtetuese.
Sipas Berishës, Ardian Dvorani duhet të kishte përzgjedhur 12 kandidatura për Kushtetuesen dhe jo vetëm 4 të tilla.

Ish lideri I demokrateve tha se Rama bllokoi për dy vjet me radhë procesin e integrimit vetëm për të kapur gjykatën Kushtetuese.

 

 

Më shumë video

Reklamë