Deputeti i PD Kreshnik Çollaku ka dalë kundër aleancës së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

 

Në një postim në Facebook, Çollaku tha se opozita nuk dueht të bëjë gabimin fatal, për të bashkëpunuar me të njëjtin që bëri aleancë Edi Rama në vitin 2013.

 

Duke i cilësuar si një “aleancë qelbësirash” blu, deputeti tha aleanca e vetme janë qytetarët normalë, që janë shumica e vërtetë në vend.

 

Shumica e Vertete.

 

——————

 

Opozita per te rrezuar Ramen nuk duhet te beje gabimin fatal te kerkoje te ngjashmit e Rames ne krah te kundert.

 

Opozita nuk ka nevoje te ndertoje nje “aleance qelbesirash” blu,njejte me Ramen ne 2013.

 

Oligarket qe paguajne ne dy krahet,politikane te korruptuar e fryre me pasuri e pushtet,,huligane te paguar,fanatike te manipuluar..,te gjithe bashke,nuk jane pergjigje e zgjidhje per te permbysur nje rregjim.

 

Kjo eshte te prodhosh modelin e Rames ne krah te kundert.

 

Sado me zhurme kjo menyre vecse rrudh opoziten,mban larg ata qe ne fakt percaktojne fitoren opozitare..,qytetaret normal qe refuzojne Ramen dhe modelet e tij.

 

Ramen e rrezon jo i ngjashmi..,por modeli i kundert me te.

 

Nje model jo si “aleance qelbesirash”…por ne aleance me ata qytetaret normal te ketij vendi,qe ne fakt jane Shumica e Vertete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *