E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Politikë

Berisha mbështet Albin Kurtin dhe akuzon: Shqipëria po komploton kundër Kosovës

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës.

 

Berisha i ka konsideruar si legjitime zgjedhjet e mbajtura në katër komunat me shumicë serbe, ndërsa po njësoj ka cilësuar dhe përpjekjet e tyre për t’u vendosur në objektet komunale.

 

Reklamë

“Hapat që ka ndjekur Albin Kurti kanë qenë legjitime qoftë më zgjedhjet, qoftë me përpjekjet për të ushtruar detyrën”, thekson Berisha duke shtuar se megjithatë të zgjedhurit u votëbesuan me një përqindje të vogël të qytetarëve.

 

Nga ana tjetër, ai akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se po nxit tensionet në veri të Kosovës dhe po investohet në destabilitet.

 

Berisha madje ngriti dyshime se drejtuesja e SHISH Vjosa Hyseni ndodhet aktualisht në Beograd me urdhër të kryeministrit Rama.

 

Lideri i opozitës tha se përmes këtyre veprimeve Shqipëria po komploton bashkë me Serbinë kundër Kosovës.

Më shumë video

Reklamë