Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshime se koronavirusi po përhapet edhe në Shqipëri. Duke marrë shkas nga situata në Itali, Berisha deklaroi se për punë ditësh e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtu. Kjo sipas tij, do të vijë për shkak të kontakteve të shumta që Shqipëria ka me shtetin fqinj.

 

“Miq, Italia, vendi fqinj me të cilin Shqipëria ka shkëmbimet më intensive njerëzore etj, është në emergjencë nga koronavirusi. Në Shqipëri ka shumë mundësi që koronavirusi të ketë ardhur dhe të jetë duke u përhapur pa asnjë pengesë. Përndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshëm çështje ditësh apo dhe orësh do të vijë në Shqipëri.”

 

Në vijim të reagimit të tij në “Facebook”, Berisha nuk lë pa akuzuar edhe kryeministri Edi Rama. Për të, qeveria nuk ka marrë masa por po tallet me situatën.

 

“Përveç mashtrimeve të shpeshta dhe kriminale që zëdhënëses së tij, ndrikull Hajnisë në Shqipëri nuk është marrë asnjë masë reale efektive për parandalinim dhe përballjen me këtë epidemi brutale me vdekshmëri të lartë. Nuk janë bërë dhe nuk bëhen kontrollet në aeroporte për persona që vijnë nga zonat e infektuara, nuk ekziston qendra e karantinës dhe trajtimit të personave të dyshimit apo me shenja të qarta të sëmundjes, mungojnë maskat antivirale, respiratoret në sasinë e duhur.”

 

Në Itali deri tani janë shënuar dy viktima nga koronavirusi, ndërsa janë mbi 50 të infektuar. 50 mijë qytetarë janë izoluar dhe janë mbyllur shkolla e aktivitete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *