Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin e Majamit,...

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

Berisha kërkon votën në Borsh: Infrastruktura do ketë përparësi të plotë!

24 Prill 14:25

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Borshit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronave në Borsh dhe kthimin e tyre tek të zotët brenda katër viteve të ardhshme, përmes kompensimit me tokë ose para. Berisha akuzoi qeverinë Rama për abuzime me tokat shtetërore në zonat turistike dhe për vonesa në trajtimin e dosjeve të pronësisë.

“Ne do kthejmë pronën tek i zoti, do i kompensojmë pronën të zotit me tokë ose me para. Ne evaduam 54 mijë dosje prone. Kanë evaduar 800 dosje në 12 vite. Dhe u garantoj se po të vazhdonim me ato ritme, do u jepnim përgjigje përfundimtare sepse krijuam një fond prej 70 mijë hektarë tokë shtetërore në zona turistike, me të cilat ne do kompensonim pronarët dhe do kthenim ato që ishin”, tha Berisha.

Lideri i opozitës, u zotua për lehtësira për bizneset: përgjysmim taksash, ulje çmimesh për energjinë dhe ujin, rritje të pragut për TVSH dhe tatim fitimin. Për fermerët, Berisha premtoi subvencione për çdo njësi prodhimi pa kufizime.

Berisha theksoi se infrastruktura e Borshit do ketë përparësi të plotë, dhe ndërtimi i tunelit të Llogarasë do vijë vetëm pasi të zgjidhet problemi i ujërave të zeza në bregdet. Synimi: zhvillim ekonomik, mbrojtje mjedisi dhe dinjitet për banorët e bregut, deklaroi ai.

“Infrastruktura e Borshit do ketë përparësi të plotë. Unë e njoh problemin dhe u them se do zgjidhet 100 përqind. Unë ua thashë në Himarë, ua them edhe këtu. Unë nuk ndërtoj tunelin e Llogarasë pa u dhënë përgjigje problemit të ujërave të zeza nga Semani te Kepi i Stillës. Pasi të ngrinim flamurin blu në ujërat tona, atëherë do vazhdonim me të tjera sepse ai kusht themelor për të qenë në Europë, nuk është tuneli. Kusht themelor për të qenë në Europë është që të mos derdhen ujërat e zeza aty ku lahen njerëzit”, tha Berisha.

Berisha ndër të tjera akuzoi Ramën se ka larguar shqiptarët nga vendi për shkak të varfërisë e pasigurisë. Ai i bëri thirrje qytetarëve që në 11 maj të votojnë për një projekt që ofron shpresë dhe dinjitet për të rinjtë, pensionistët, fermerët dhe bizneset, në kuadër të “Shqipërisë Madhështore”./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha Borsh

Nga e njëjta kategori

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime, 270,000 pasagjerë të bllokuar (VIDEO)

më shumë...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

më shumë...

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse, talenti i ri i Milanit

më shumë...

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e trembëdhjetë të lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

9:08

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin...

8:56

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me...

8:40

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen...

8:30

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra...

8:26

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5%...

8:22

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:12

Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.