Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla është shprehur se do të respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta.

 

“Ajo që do të jetë e qartë dhe ka qenë e qartë që prej ditës së parë, që PS nuk ekziston një rast të ketë vendos në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste e Shqipërisë do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”

 

Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se Shqipëria aspiron që të futet në BE dhe brenda këtij viti të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

 

Ai u ndal edhe te Berisha, për të cilin tha: Sali Berisha ka mbyllur hesapet me këtë vend dhe kush e kishte harruar t’i referohet të shtunës së kaluar. Ne nuk krahasohemi kurrë. PS ka një avantazh dhe një problem që ka detyrën që të krahasohet vetëm me veten. Kur fola për buxhetin e shtetit, thashë që kemi gjetur një buxhet me 3.ca mld dollarë, e kemi çuar në 6.ca mld dollarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *