Debate të ashpra dhe gjuhë e ulët është përdorur në seancën e sotme plenare.

 

Në debat është përfshirë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe ish kryeministri Sali Berisha.

 

Pjesë nga debatet:

Balla: Ramës, t’i i vjen te fundbarku i kalit të Skënderbeut, ai ka vënë një standard në politikë, i vetmi që s’ka marrë në mbrojtje askënd, bëje edhe ti, bëhuni burra e respektojeni këtë standard.

 

Xhaferaj: Pjesën e sipërme apo të fundit të barkut, nuk është dinjitoze të përdoret. Se çfarë lideri është Edi Rama u duk në zgjedhjet e fundit, që mori një grup çupëlinash dhe ty kryetar i grupit parlamentar të la prapë aty.

 

Nikolla: Duhet të kërkosh ndjesë për zonjat ministre, nuk mund të përdorësh gjuhë seksiste. Hiqet fjala dhe kërko ndjesë. Nuk mund t’i etiketosh me atë gjuhë.

Kumbaro: Kërko ndjesë. Turp.

Nikolla: Shumë e rëndë.

Berisha: A mund të vendosësh paqe me këto ministre të eksituara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *