Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas akuzave të kreut të qeverisë Edi Rama se ai qëndron pas grevës së punonjësve të Albcontrol në Rinas.

 

Berisha tha në “Facebook” se kjo është një tentativë e Ramës për të fshehur vjedhjet dhe abuzimet.

 

“Kreu i meduzës dhe ndrikull Grykësia në vend të negociatave me punonjësit grevistë të Albkontrollit, të cilin e kanë shkatërruar me vjedhje në tendera dhe prokurime, vazhdojnë avazin “Fajin e ka Saliu”! Stop censurës dhe terrorit psikologjik ndaj punonjësve në grevë. Hedh poshtë me neveri akuzat banale të Kreut të Meduzës dhe Ndrikull Grykësi Ballukut, me të cilat kërkojnë të mbulojnë vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha me financat e Albkontrollit. I bëj thirrje Agjencisë Europiane të Aviacionit Civil në të cilën Albkontroll është i anëtarësuar, të nisë me përparësi inspektimin e kësaj ndërmarrjeje për të gjetur shkaqet që detyruan punonjësit e saj të shpallin grevë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *