Subscribe

Sali Berisha do të shoqërohet forcërisht në gjykatë, në 19 maj. Ky ishte vendimi i marrë këtë të hënë, pas padisë për shpifje që ka bërë ndaj ish-kryeministrit, kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

 


ERION VELIAJ

 


Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Do të rikthehem prapë në datë 19 Maj dhe policisë do i shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën, si të gjithë qytetarët e tjerë që duhet të shkojë në gjykatë dhe të provojë akuzat.

 

Erion Veliaj pretendon se Sali Berisha ka shpifur, duke montuar disa fotografi të vizitës së tij në Teheran, në vitin 2008.

 

ERION VELIAJ

 


Këto historitë me iranianë, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë dhe këto historitë me gardat revolucionuare, me fotografi fiktive, me shpifje dhe akuza të paqena, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë. Ka kaq kohë që më fton në debat, sot ishte momenti për të ardhur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë! Në këtë e dimë të gjithë. Është frikacaku më i madh i këtij vendi. Eshte 80 vjeç dhe njerëzit më thonë lërë se ka roitur. Por nuk besoj se ai është njeri i roitur. Sali Berisha është njeri i lig.

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha, mungoi në seancën e kësaj të hëne në gjykatën e posaçme dhe nuk u përfaqësua as nga avokati i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *