Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha nga Vlora u bëri thirrje demokratëve që të ngrihen në këmbë për të rikthyer PD-në në kohën e lavdisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edh për rikthimin e tij pas “betimit” që kisht bërë për të mos u rikthyer pas dorëheqjes nga posti I kryetarit të PD.

“Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, por rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh për t’i dalë zot. Po. Po”. Tani si asnjëherë tjetër në 30 vite jemi në një moment, de facto të asgjësimit të pluralizmit. PD tani vendos pa pyetur asnjë parim dhe statut dhe deklaron se Kuvendi kombëtar nuk do të mblidhet pavarësisht se do të mblidhen firmat.

Çfarë do të thotë kjo? Se pluralizëm në Shqipëri nuk ka. Shtylla kryesore, opozita, nuk ka forme, statut dhe anëtarësi, por vetëm një njeri që thotë nuk pyes për forumet dhe anëtarët. Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Ndaj edhe kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit” tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *