Për ish kryeministrin Sali Berisha, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e ish kompleksit Partizani.

 

Por pavarësisht se Berisha është njoftuar disa herë, ai refuzon të paraqitet. Berisha, sipas gjykatës, duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji, praktikisht i binte ditën e sotme.

 

Por ashtu si herët e tjera, Berisha ka refuzuar të shkojë, duke u paraqitur në Kuvend. Pas ndërprerjes së seancës, për shkakj të tensioneve dhe kaosit, Berisha ka folur për mediat jashtë Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion në qeveri.

 

Berisha tha se çdo udhëtim i Ramës do të hetohet e bashkë me të edhe koncensionet në shëndetësi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *