Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi këtë të enjte se avokati i tij ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pasi u shpall “non grata”.

 

Në një konferencë për mediat, Berisha ftoi Blinken të dërgojë në gjykatë çdo provë që ka në dispozicion, ku është bazuar për të futur në “listën e zezë”.

 

“E kam thirrur që t’ju njoftoj se avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken për të më shjpallur “non grata” mua, bashkëshorten dhe fëqmijët e mi, autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi avokati ka dorëzuar padinë pranë gjykatës. Kjo padi sipas avokatit tim, bazohet në precedentë të mëparshëm. Gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit. I bëj thirrje Blinken të dërgojë pranë kësaj gjykate çdo fakt apo argument apo provë që disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë nuk kisha imagjinuar se do të detyrohesha të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA, të një vendi që unë e admiroj kaq shumë. Unë kërkoj të mbroj dinjitetin tim. Kjo padi është një betejë për dinjitet njerëzor, që është një vlerë e shenjtë për mua. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para qytetarëve që më kanë votuar dhe para miqve të mi të shumtë. Është hakmarrje politike për qëndrimin tim të prerë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *