Subscribe

Berisha tha përmes një komunikate për mediat se  PD do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë i qeverisjes kur të vijë në pushtet.

 

Lideri i opozitës shtoi se Rama po bën një akt kriminal elektoral  me rritjen e rrogave në kohë zgjedhjesh.

 

PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama.Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD.Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner.Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen.Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën eqytetarëve.Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike.PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë.Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi.Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *