Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se djalit të deputetit të PS, Spartak Braho I është bërë atentat në Durrës.

 

Në një postim në “Facebook”, Berisha akuzon policinë se ka fshehur ngjarjen e nuk e ka bërë publike.

 

Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, të publikuar nga Berisha, dy persona kanë tentuar me armë zjarri që të vrasin djalin e deputetit por tentativa e tyre ka dështuar.

 

“Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos. Policia fsheh ngjarjen! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb “pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje. Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!””

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *