E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha deklaroi se i ka dhënë Ramës 460 mijë euro, Kryemadhi: E ka ngatërruar doktori, ky është “peshku i madh”

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, duke folur para nisjes së seancës plenare ka treguar për gazetarët se kush është “peshku i madh” në telefonin e saj.

Sa i përket akuzave të ish-kryeminsitrit Sali Berisha i cili i kërkoi Kryemadhit të tregojë se përse i dha Ramës 460 mijë euro, deputetja e PL tha se do e keta ngatërruar doktori.

“Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk  është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë