Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Shkodra se çdo marrëveshje e PD me PS duhet të kalojë përmes Këshillit Kombëtar të PD.

Berisha theksoi se asnjë hap nuk mund të bëhet pa miratimin e Këshillit Kombëtar.

“Po marrim një moment: keni dëgjuar që po bëjnë ndryshime kushtetuese. Po më thoni mua ju, nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD-ja? Asnjërën prej tyre, të gjitha i ka fituar Edi Rama. Ndaj unë dua t’u them hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli Kombëtar i PD.

Partia Demokratike ka forume politike se nga marrëveshja në marrëveshje keni shkuar nga turpi në turp, nga disfata në disfatë”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *