Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera. Duke ju referuar një artikulli të “Neë Europe”, Berisha e quan Calaveran bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ajo ka kërkuar nga Komisioni i Venecias që të mos shqyrtojë kërkesën e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor.

 

“Skandal i ri ndërkombëtar i Edvin Drogës! Paratë e tij të drogës bëjnë kërdinë. Zbulohet segment tjetër i rrjetit të strukturuar mafioz Tiranë-Bruksel. Pas ndrikull Romana Vlahutin, e cila blinte me katërfishin e çmimit për metër katror rezidencën e delegacionit të BE në Tiranë, del dhe Ndrikull Calavera bashkëpuntore e Edvin Drogës. Ajo, sipas mediave të mirëinformuara të Brukselit, në një akt të pastër korruptiv për llogari dhe me kërkesë të Edvin Hajdutit dhe në kundërshtim flagrant me qëndrimet zyrtare publike të zyrtarëve më të lartë të Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytëzuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për ligjin zgjedhor.”

 

Sali Berisha përshëndeti Komisionin e Venecias, që sipas tij, refuzoi kërkesën e Calaveras. Ai kërkoi që shefja e ONM të largohet nga detyra dhe të hetohet për lidhjet e saj me Edi Ramën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *