Subscribe

Kur nga zgjedhjet lokale na ndajnë rreth 2 javë, lideri i opozitës, Sali Berisha, është shprehur i bindur për fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel kushtetutën, me qëndrimin e tij për të ndërprerë bashkëpunimin me çdo demokrat që zgjidhet kryetar bashkie.

 

“E siguroj Edi Ramen se pas fitores ne keto zgjedhje ai do te largohet, keshtu qe nuk do te kete mundeis te pengoje bashkepunimin.”

 

Berisha deklaroi se kandidatët e opozitës janë përfaqësuesit më të mirë të qyteteve, duke akuzuar rivalët politike për korrupsion dhe lidhje me krimin.

 

“Këtu kam ndërtesat që ndërton Veliaj me emrat e drejtorëve. Se nuk ka mundësi kurrë që një kryetar bashkie të shkelmojë ligjin e konfliktit të interesit, e shkelmon kur është vetë pronar, kur është vetë ndërtues. Problemi është se ka edhe hotel 15 milionë euro, pastaj kompanitë shkojnë i regjistrojnë në emrin e një punëtori të vjehrrit. Se shteti nuk ekziston. Ky është një superskandal, ndaj Erion Veliaj e ka të qartë se me datë 14 merr valixhet dhe shkon në SKAP.”

 

Nga ana tjetër, Berisha paralajmëroi ashpër çdokënd që do të synojë të blejë vota, apo të cenojë procesin zgjedhor.

 

“Çdo kriminel elektoral do te mbaje pergjegjesi deri diten e fundit. I garantoj ata se per kete veper penale do te ndiqen deri ne fund te jetes se tyre. I bej thirrje administrates te respektoje ligjin e mos behet skllave e pushtetit”

 

Berisha përsëriti akuzat ndaj Enkelejed Alibeajt, i cili sot mban logon e partisë Demokratike.

 

Sipas Berishës, të gjithë demokratët duhet të votojnë kandidatët e opozitës dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *