Partia Demokratike akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se bashkoi votat me Edi Ramën, në KZAZ e Vorës, kundër komisionerëve të përcaktuar nga partia që drejton Lulzim Basha.

 

Në një postim të shpërndarë në llogarinë zyrtarë të selisë blu në “Facebook”, PD ka shpërthyer ndaj deputetit Flamur Noka, që sipas tyre ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Individë që janë pasuruar në kurriz të Partisë Demokratike, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike. Ja dokumenti:”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *