Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediet akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se mbron blerjet 800 mijë euro të bashkëshortes së Erion Veliaj, për të cilat SPAK e akuzon.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme në një dëgjesë të posaçme me grupin parlamenetar socialist, kërkoi prova lidhur me akuzat e SPAK. Ai deklaroi se në momentin që ka prova për blerje 800 mijë euro, nuk ka më vend për diskutim.
Lexo edhe :
Related Posts
Por Berisha, gjatë konferencës e akuzoi edhe kreun e qeverisë për vjedhje.
Berisha: Po ka çmenduri më të madhe se t’i dalësh zot një blerje të padëgjuar ndonjëherë rrobash, 860 mijë euro? I del zot sepse i ke dollapët e tu ndoshta me më shumë se kaq dhe mendon se së shpejti do vijnë tek ti t’i gjejnë aty.
Të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana dhe ai i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Po nuk ka turp. Ku ka turp ai? Hajduti nuk ka turp. Sepse ai vjedh vetë nga mëngjesi gjer në darkë.
Po si mundet, nuk po marr asgjë tjetër, si mundet që gruaja e një zyrtari, cilido qoftë ai, si mund të blejë 860 mijë euro të brendshme dhe të jashtme? Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro? Si mundet? Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë? Si mundet të flasësh për standarde se qenkan prishur standardet.
Unë jam për standardet, por a e dini ju se 62 përqind e atyre që janë të ndryrë në burgje janë të paraburgosur, që është krimi më i shëmtuar në historinë e këtij vendi. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz me drejtësinë e tyre./vizionplus.tv