Dhjetëra demokratë nga Kuçova kanë dalë të presin këtë të enjte ish-kryeministrin Sali Berisha në foltoren e radhës.

 

Vendimi për të rithemeluar PD-në, sipas Berishës, është bërë dritë shprese për shqiptarët.

 

Ai hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për ryshfet dhe abuzime me tenderat, ndërsa shtoi se gjatë viteve të fundit, Rama largoi nga Shqipëria 520 mijë qytetarë, duke planifikuar sipas tij, spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.

 

“Në këto 8 vite çdo qytetar shqiptar është zhytur në borxh 5 herë më shumë se sa në 8 vitet para këtyre. Borxhi publik në 8 vite para këtyrë u arrit nga 58.4% në 62.6%. Ndërsa në këto 8 vite nga 62.6% afrohet në 100%. Ku shkuan këto para? Këto miliarda euro që u morën borxh, plus taksat tuaja, çfarë u bë me këto? U përfuduan 32km autostradë, po kaq km rrugë për të cilat financimet dhe projektet ishin të gatshme. U shtruan pllaka nëpër sheshet e qyteteve. U vodhën miliarda. Sepse ndërtohet 1 km rrugë me 20-22 mln euro, kundrejt 2.1 mln ishte kostoja e ndërtimit të By Pass-it të Fierit sepse ndërtohej nga bankat europiane. Ku shkuan këto para? Vetëm 7 km rrugë nga tuneli i Krrabës e deri në Farkë, pa tunel, pa shkëmb, kushtuan psa e gjithë rruga tjtër përfshirë edhe tunelin. Por së shpejti arbitrazhi ndërkombëtar po për këtë rrugë do gjobisë Shqipërinë dhjetëra milionë euro. Këto para i paguajnë qytetarët me taksat e tyre, ministrat nuk paguajnë gjë. Të marrësh një borxh të tillë do të thotë të rrënosh të ardhmen e qytetarëve. U përedor për koncesionet e klientelës në mnënyrë të paimagjinueshme. Pasi kishin blerë aparaturat më moderne për sterilizimin, do jepej koncesioni me 100 mln euro një muratori për të garantuar sterilizimin së bashku me aparaturën e blerë me taksat tuajha. Tenderët sekretë u rritën me 15 herë krahasuar me para 2013. Me të gjitha këto, meburgosjet, shkatërrimet e dhjetëra mijëra banesave që ishin për t’u legalizuar dhe biznesnevbe, Edi Rama planifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. 520 mijë shqiptarë u larguan vitet e fundit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *