Ish-kryeministri Sali Berisha pohoi denoncimin e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehjen e numrit të viktimave. Në një postim në “Facebook”, Berisha u shpreh se janë 414 viktima që nuk janë raportuar, por janë mbajtur të fshehur. Sipas tij, nëse merren parasysh të vdekurit jashtë spitaleve, numri i viktimave trefishohet.

 

“Është fshehur vdekja spitalore e 414 të sëmurve nga COVID-19 të dërguar me diagnozën COVID-19 në morg nga spitalet. Po të llogariten vdekjet jashtë spitaleve COVID, kjo shifër se paku trefishohet! Nga spitalet e Tiranës rezulton se nga COVID-19 kanë humbur jetën 923 dhe jo 509 të sëmurë siç ka njoftuar Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia. Me këtë rast informoj publikun se të 414 rastet e vdekura nga COVID-19 dhe të fshehura nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia janë dërguar nga mjekët e tyre në morg me diagnozën e COVID-19 dhe kjo rëndon edhe më shumë aktin kriminal të Xhahilit të Surrelit dhe të ndrikull Hajnisë.”

 

Berisha i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të nisë një hetim ndërkombëtar në Shqipëri për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *