Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qytetin e Beratit, besimtarët ortodoks dhe katolikë kanë festuar Krishtlindjet.

Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales “Shën Dhimitri” në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në meshën e shenjtë.

Lexo edhe :

Related Posts

Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve filloi në orën 09:00 të mëngjesit dhe u drejtua nga At Johan Qako. Ai uroi të gjithë shqiptarët për një vit me më shumë begati,dashuri e harmoni në çdo familje.

At Johan Qako përcolli tek të gjithë mesazhin që ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin pa kushte. Besimtarët orodoksë beratas kanë uruar “Gëzuar Krishtlindjet” dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet shqiptare mesazhin për një vit sa më të begatë, me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin.

Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve, besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon “lindjen e Krishtit”. Sipas traditës së festës, besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi ,si një dritë shprese për një vit më të mbarë./vizionplus.tv/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *