Subscribe

Edhe pse jemi në një situatë të rënduar epidemiologjike nga frika e përhapjes sē Koronavirusit,qyetarët beratas nuk kanë harruar ritet e Ditës së Verës dhe traditat qindra vjeçare për të pritur Pranverën. Beratasit kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme oborret e banesave,bahçet e rrugët e qytetit,duke ndezur zjarre të shumta për të festuar Ditën e Verës. Dita e Verës është një festë pagane e trashëguar ndër breza së bashku me rituale e saj specifike, që edhe sot vijojnë të respektohen nga banorët e Beratit e gjithë Shqipërisë,edhe pse të përshtatura me kohët që jetojmë. Pas ndezjes së zjarreve,banorët kalojnë mbi to,duke respektuar një ritual pagan që simbolizon djegien e të këqijave dhe mikëpritjen e një sezoni tjetër më të begatë. Kjo traditë ka shekuj që kryhet në Berat me ndezjen e zjarrjeve në vigjilje të Ditës së Verës,për të mirëpritur një behar të mbarë. Edhe pse beratasit nuk do të mund ta festojnë këtë vit Ditën e Verës si çdo vit tjetër,me festime e grumbullime masive në sheshe e restorante,kanë vendosur tê paktën të kryejnë ritualin e zjarreve të darkës deri në mesnatë,që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e Pranverës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *