E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Berat/ Shpërthen bombola në banesën e të moshuarit

Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një banese në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Shpërthimi i bombolës  3 kg ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës.

 

Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli ,i cili ka qenë duke gatuar në momentin që bombola shpërtheu, dhe ballkoni u përfshi nga flakët.

 

Zjarrëfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime Hysni Gavellin, i cili jetonte i vetëm në këtë banesë, pas vdekjen së bashkëshortes së tij, ndërsa neutralizuan edhe flakët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë