E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Vendi

Berat, kamioni rrëshqet e bie në kanal shpëton shoferi i automjetit

Një aksident fatmirësisht pa pasoja është regjistruar në Berat mëngjesin e së martës në Berat. Një kamion i ngarkuar me lëndë drusore ka rrëshqitur nga traseja e rrugës dhe ka përfunduar në një kanal, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Poshnje, në aksin rrugor Berat – Lushnje kur automjeti tip kamion Benz me targë AA 168 IS që ka qenë i ngarkuar me lëndë drusore dhe nga lagështira e krijuar nga reshjet e shiut por edhe pesha e druve ka devijuar duke humbur kontrollin, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime tek shoferi.
Për nxjerrjen e kamionit nga kanali është dashur ndërhyrja e një vinçi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë