E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Berat/ “Benzi” përplaset me shtyllën dhe përfundon në murin rrethues të banesës

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në By Pass-in e ri të qytetit të Beratit.

Një automjet tip “Benz”, me targa AA 484 AX, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga.

Mjeti fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike të rrugës dhe më pas ka përfunduar në murin rrethuas të një banese,duke kapërcyer edhe trotuarin. Si pasojë e përplasjes, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar dhe ka dalë pa lëndime nga makina.

Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të giithë aksit të rrugës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë