Ndotja e ajrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar zemërim të madh ndaj qeverive për mungesën e marrejs së masave në këtë drejtim. Në Beograd dhjetra protestues të cilët mbanin me vete maska ​​kirurgjikale I bënë thirrje kreut të shteti që të veprojë menjëherë pasi situata paraqitet alarmante.

Presidenti Aleksandar Vucic u zotua një ditë më parë se qeveria do të marrë masa afatgjata për t’u marrë me ndotjen, por tha se efektet nuk do të ndjehen për gjashtë ose shtatë vjet.

Aleanca Globale për Shëndetin dhe Ndotjen bëri të ditur se deri në 175 për 100,000 vdekje në Serbi lidhen drejtpërdrejt me ndotjen, duke e renditur vendin si të nëntin me ndotjen më të lartë në botë.

Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit Botëror AirVisual edhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut; Sarajeva dhe Tuzla në Bosnje s dhe Podgorica në Mal të Zi janë goditur nga një valë e niveleve të larta të ndotjes së ajrit.

Sekretarja e përgjithshme të këshillit të bashkëpunimit rajonal, Majlinda bregu ka tërhequr gjithashtu vëmendjen në këtë cështje. Në një shrkim me titull, ndotja e ajrit po na vret, Bregu nenvizoi se qytetet e Ballkanit Perëndimor zënë majat e listave të qyteteve më të ndotura në botë, në veçanti Sarajeva.

Ajo sjell në vëmendje të dhënat siaps të cilave 26% e të gjitha sëmundjeve të njohura jo të transmetueshme në rajon janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *