E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Benzi merr përpara tre këmbësorë në Sarandë, vdes 35 vjeçarja

Një 35 vjecare humbi jetën dhe persona të tjerë u plagosën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në fshatin Mursi të Sarandës.

 

Policia bëri të ditur se rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin Orges Meto, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.

 

Reklamë

Si pasojë e kësaj përplaseje, shtetësia Leonarda Boro, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë Sajmir Stolaj 33 vjeç dhe Gentian Stoqeni, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë