E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Benzema “show” në Barcelonë/ Reali fiton thelle 4-0 dhe siguron finalen e kupës

Një super Real Madrid dhuroi spektakël në “Kamp Nou”, duke fituar 4 me 0 në gjysmëfinalen e kupës së mbretit. Rezultat që përmbysi humbjen 1 me 0 të madrilenëve në Santiago Bernabeu, duke bërë që skuadra e Ançelotit të fluturojë për në finale.

 

 

Shfaqje e jashtëzakonshme force e Los Blankos në prani të 99 mijë tifozëve, veçanërisht në sajë të një Benzema në nivele të larta, me tre gola të shënuar në shtëpinë katalanase.

Reklamë

 

 

Pavarësisht një nisje më të mirë të ndeshjes nga të zotët ë shtëpisë, me kalimin e minutave ishte Reali që ndërtoi raste të rrezikshme me Benzema, Vinisius Xhunior dhe Rodrigo.

 

Në fund të pjesës së parë ndodh gjithçka. Levandosvki humb një rast të artë dhe në krahun tjetër, Reali shënon me Vinisius Xhunoi, pas një pasimi të Benzema.

 

 

Në pjesën e dytë, francezi ishte i papërmbajtshëm, autor i tre golave që shtangën “Kamp Nou-n” në minutat 49, 58 dhe 80, njëri prej të cilëve me penallti. Në finale tani Real Madrid luan kundër Osasunes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë