Subscribe

Policia e Tiranës ka sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular gjatë operacionit të koduar “Argjinatura” ku u prangosën tre persona.

Te arrestuar në flagrancë nga forcat e rendit janë shtetasit :

– Sh.J, 23 vjeç, banues në Tiranë.

– H. K 18 vjeç, banues në Tiranë.

– B.H, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

 

Këta shtetas janë kapur në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit.

Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

– armë zjarri automatik

– 3 krehëra metalik arme zjarri

– 442 fishekë arme zjarri Model 56

– 129 fishekë arme zjarri Model 54

– automjet Mercedez Benz

– 3 aparat celular

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *