Një aksident u shënua pasditen e kësaj të martë në unazën e Korçës. Një mjet tip Mercedes Benz i drejtuar nga një 41 vjeçare me inicialet S. T ka përplasur drejtuesin e një biçiklete 73 vjeç banues në Ravonik, i cili po ecte në anë të rrugës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur i moshuari qw u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës. Pasi ka marrë ndërhyrjen mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave ndërsa nuk përjashtohen mundësia që i moshuari të ketë humbur kontrollin e biçikletës dhe më pas të jetë përplasur nga mjeti.

Unaza e Korçës është një nga akset në të cilat aksidentet janë të shpeshta dhe jo të pakta kanë pasur pasoja për jetën.

Kjo për faktin edhe të shpejtësisë me të cilën lëvizin mjetet por jo në pak raste këmbësorët kalojmë në zona ku nuk ka sinjalistikë për kalimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *