E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Benny Gantz merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael

Ish-shefi ushtarak Benny Gantz ka marrë zyrtarisht postin për formimin e qeverisë së ardhshme të  Izraelit, pas dështimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

 

Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin i ka dorëzuar mandatin ish-shefit të ushtrisë, Gantz, udhëheqësi i partisë Blu dhe Bardhë, ka afat prej 28 ditësh kohë për të formuar një qeveri.

 

Reklamë

Para se të shpallej fituesi në Izrael janë zhvilluar dy raunde zgjedhjesh, dhe nëse Gantz dështon, vendi do të shkojë në një raund të tretë të zgjedhjeve.

 

Netanyahu ish kryeministri i cili akuzohet për disa raste korrupsioni, nuk arriti të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë