E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bënin drift me makina në mes të qytetit/ Arrestohen dy të rinj në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të cilet bënin drift me makina në mes të qytetit dhe më pas postonin video në rrjete sociale.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, policia e Lezhës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video.
Në pranga janë vënë shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë