Kandidati republikan Ben Carson tërhiqet nga gara per Shtëpinë e Bardhe. Ish-neuro-kirurgu njoftoi përfundimin e fushatës se tij pas rezultateve zhgënjyese te arritura ne votimet e javëve te fundit ne disa shtete. Ne nje konference ai pranoi se shume njerëz e donin, por nuk do te votonin per te. Ndonëse shihej si favorit ne nisje te garës, me kalimin e kohës Carson u përball me kritika per performance e dobët ne debate dhe fushate per çështjet e politikes se jashtme dhe backgroundit te tij. Me largimin e tij ne garen e republikaneve mbeten vetem 4 kandidate, Turmp, Rubio, Criz dhe Kasich. Carson nuk ka deklaruar se cilin prej tyre do te mbështesë. 64-vjeçari premtoi se pavarësisht tërheqjes nga kandidimi, do te punoje per shpëtimin e vendit. Kandidatet e mbetur ne fushate do te përballen te shtunën ne kater shtete amerikane, Kansas, Kentaki, Luiziana dhe Mein. Deri tani me shume fitore ka siguruar multimiliarderi Donald Trump, ndërsa nga demokratet kryeson Hillary Clinton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *