Analisti Ben Andoni i sheh partitë e vogla të opozitës dhe ato të rejat pa identitet. Ai tha për “Quo Vadis” se synimi i tyre i vetëm është që të qëndrojnë sa më pranë aleatit Lulzim Basha, sesa të përfaqësojnë interesat e tyre.

 

“Nuk kanë identitet, partitë që nuk kanë identitet nuk mund të kenë rotacion, ju e keni parë që lufta më e madhe e partive të vogla është që kush të jetë më afër Z. Basha, sesa realisht të përfaqësojnë interesat e tyre. Në këtë moment që po flasim ka parti të opozitës, përfshirë dhe atë Republikane që duhet ta çonin shumë përpara kauzën e pronës. Po ashtu PDIU është jashtëzakonisht trajtesës së cështjes çame, sic edhe PBDNJ, e cila është fokusuar vetëm në mbrojtjen e komunitetit minoritetit grek sesa edhe minoritetet e tjera ose të drejtat e njeriut që janë në programin e tyre.”

 

Sipas Andonit, ky grup partish në të vërtetë mendon më shumë për postin, sesa për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve. Ai shtoi se këto parti kanë lënë mënjanë principet e tyre dhe nuk kanë program për të konkurruar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *