Gazetari i njohur Ben Andoni i befasoi të gjithë të ftuarit dhe moderatoren e Quo Vadis, Pranvera Borakaj teksa deklaroi se mezi pret të largohet nga Shqipëria.

 

Moderatorja Borakaj e ripërsëriti pyetjen për gazetarin eduke thënë nëse e kishte seriozisht apo jo deklaratën, por Andoni e konfirmoi një gjë të tillë duke saktësuar: “Po, mezi pres të largohem nga Shqipëria” .

 

Duke vazdhuar diskutimin e tij në studio në lidhje me protestën e 7 korrikut, Andoni shtoi se shpreson që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët t’i flasin arsyet në vend ë thesit të miellit.

 

Andoni shtoi se PD-së i mungojnë elementët konservatorë ndërsa Berishën e konsideroi një politikan më ide komuniste.

 

Analisti i njohur u shpreh se PD-ja ka nevojë për një ideologji të qartë veçanërisht në planin ekonomik.

“Mënyra se si do organizhet do të tregojë shumë për cilësinë e protestës. Nuk ka rëndësi të bësh zhurmë por të artikulosh drejtë. Nëse protesta do të shkojë te protagonizmi shterpë ku individë të ndryshëm do të duan të tregojnë e arttikulojnë , ne kemi pak folës publikë që lënë mesazhe por edhe në këtë kohë po të shikosh antropologjinë e turmës nuk e do njeriun e që ngre turmën sepse nuk jemi para çështjeve ekzistenciale.

 

Besoj shumë te sasia e njerëzve që do të tregojnë se kështu nuk mund të vazhdohet më dhe besoj që nga dita në ditë që vetë pushteti I Ramës që ka filluar ujë nga do ta arrijë ta kuptojë e të reflektojë.”- tha ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *