E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë, Mbappe zbret nga “Top 3”

CIES, Observatori i Futbollit, ka publikuar listën me lojtarët më të vlefshëm në botë. Në krye ndodhet Jude Bellingham, me mesfushorin e Real Madrid që vlerësohet me 251,4 milionë euro.

Në vendin e dytë, si lojtari me i çmuar në botë për momentin, ndodhet Erling Haaland. Sulmuesi i Man.City vlerësohet me 221,5 milionë euro. Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë ndodhet Vinicius jr, me brazilianin i cili ka të njëjtën çmim sa dhe Erling Haaland.

Reklamë

Në vendin e katërt gjejmë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sipas CIES, sulmuesi spanjoll vlerësohet me 180,3 milionë euro. Dikur ishte në majë, por tani Kylian Mbappe ka zbritur disa shkallë duke u renditur në vendin e 5-të.

Sulmuesi francez vlerësohet nga CIES me 175,2 milionë euro. Dhjetë vendet e para plotësohet nga Saka i Arsenal, i ndjekur nga Wirtz, Cole Palmer, Phil Foden dhe Rodrygo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë