E hënë, 23 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Belinda Balluku flet pas daljes nga SPAK

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e SPAK.

“Isha për një çështje në hetim, proces që besoj dhe jam shpresëplotë se do bazohet në transparencë dhe llogaridhënie”, tha Balluku për mediat.

Balluku u shoqërua në Prokurori nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra  e saj.

Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë